Test i thjeshtë nga pështyma premton diagnostikim më të shpejtë të endometriozës

Test i thjeshtë nga pështyma premton diagnostikim më të shpejtë të endometriozës

Gratë nuk do të duhet më të presin me vite për një diagnozë të endometriozës, pasi autoritetet shëndetësore kanë dhënë dritën jeshile për teste të reja që mund të kryhen edhe përmes mjekut të përgjithshëm. Instituti Kombëtar për Shëndet dhe Kujdes Klinik në Britani, NICE, ka bërë të ditur se testet EndoSure dhe Endotest mund të përdoren në kuadër të NHS, me qëllim uljen drastike të vonesave në diagnostikim. Me Endotest, pacientja jep një mostër pështyme, e cila më pas dërgohet në laborator për të kontrolluar disa shënues të vegjël biologjikë të quajtur microRNA. Prania e tyre mund të tregojë endometriozë. Ndërsa EndoSure funksionon duke matur sinjale elektrike në zorrë, përmes sensorëve që vendosen në pjesën e barkut. Gratë duhet të agjërojnë gjashtë deri në...