Temperaturat ekstreme, alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë

Temperaturat ekstreme, alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë

Valët e të nxehtit nuk prekin të gjithë njësoj. Sipas ekspertëve të shëndetit, gratë janë biologjikisht dhe shoqërisht më të rrezikuara nga temperaturat ekstreme, pasi organizmi i tyre e ka më të vështirë të përballojë vapën krahasuar me burrat. Pas temperaturave rekord të regjistruara gjatë muajit qershor, shumë gra kanë raportuar simptoma si lodhje e theksuar, marramendje, nervozizëm, fryrje të trupit, ankth dhe mungesë përqendrimi. Specialistët paralajmërojnë se me shtimin e valëve të të nxehtit për shkak të ndryshimeve klimatike, këto probleme pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Mjekët shpjegojnë se temperaturat e larta përbëjnë një “test stresi” për sistemin kardiovaskular të grave. Studimet sugjerojnë se gratë mund të kenë një rrezik disi më të lartë për komplikacione serioze dhe madje edhe për...