Shtatë mënyra si të ‘mashtrojmë’ trurin për të ngrënë më shëndetshëm

Shtatë mënyra si të ‘mashtrojmë’ trurin për të ngrënë më shëndetshëm

Shumë prej nesh besojnë se zgjedhjet ushqimore varen vetëm nga vullneti, por shkenca tregon se shqisat tona ndikojnë vazhdimisht në atë që blejmë dhe konsumojmë, sipas një artikulli të BBC. Studiuesit thonë se duke kuptuar këto mekanizma, mund t’i përdorim në favorin tonë për të ngrënë më shëndetshëm. Psikologu i shkencave ushqimore në Universitetin e Oksfordit, Charles Spence, shpjegon se shija nuk krijohet vetëm në gojë. “Të gjithë mendojmë se shijojmë me gojën. Aty duket sikur vjen aroma dhe shija, por në të vërtetë përfshihen të gjitha shqisat”, thotë ai.Sipas ekspertëve, truri krijon pritshmëri për ushqimin përpara se ta provojmë, bazuar në pamjen, tingullin, aromën apo mënyrën se si ndihet në duar. 1. Kujdes nga ambalazhet me ngjyra të forta Ngjyrat dhe dizajni i paketimit...