Shkencëtarët identifikojnë bakteret që nxisin sklerozën e shumëfishtë
Dy lloje bakteresh të zorrëve mund të luajnë një rol kyç, në zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë, sipas “Nature”. Një ekip ndërkombëtar studiuesish, i udhëhequr nga shkencëtarë të Universitetit “Ludwig Maximilian” të Mynihut (LMU) dhe Institutit “Max Planck për Inteligjencën Biologjike” në Gjermani, në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë në San Francisko (UCSF), ka identifikuar dy lloje bakteresh të zorrëve që mund të lidhen me zhvillimin e “sklerozës së shumëfishtë” (MS), sipas “Nature”. Gjetjet u publikuan fillimisht, në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS). Në studim u analizua mikrobioma e zorrëve e 81 çifteve binjakësh identikë, ku vetëm njëri prej tyre ishte diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë. Duke qenë se binjakët identikë, kanë pothuajse të njëjtin material gjenetik, studiuesit arritën të...
Burimi:
syri.net