Sëmureni sapo fillojnë pushimet? Pse trupi ‘dorëzohet’ dhe si ta përgatisni imunitetin

Sëmureni sapo fillojnë pushimet? Pse trupi ‘dorëzohet’ dhe si ta përgatisni imunitetin

Kur organizmi del nga ritmi i stresit dhe hyn në fazën e qetësisë, disa sinjale që i keni injoruar gjatë gjithë vitit mund të bëhen më të forta Edhe pse qëllimi i pushimeve verore është relaksimi dhe shkëputja nga detyrimet, shpesh ndodh që pikërisht në ditët e para të shfaqen lodhja, dhimbja e fytit, rrufa, dhimbja e kokës ose ndjesia se “trupi po dorëzohet”. Kjo dukuri shpesh përmendet si “leisure sickness”, pra sëmundje e kohës së lirë, ndonëse nuk është diagnozë zyrtare mjekësore. Ekspertët e lidhin me kalimin e menjëhershëm nga stresi i lartë në relaksim, por edhe me faktorë të tjerë të pushimeve: udhëtimin, kontaktin me shumë njerëz, ndryshimin e gjumit, ushqimit dhe rutinës. Universiteti i Melburnit thekson se gjatë pushimeve rritet edhe ekspozimi...