Osteoporoza nuk prek vetëm kockat…

Osteoporoza nuk prek vetëm kockat…

Osteoporoza nuk është thjesht një sëmundje që i bën kockat më të dobëta. Përtej rrezikut të lartë për fraktura, studimet më të fundit tregojnë se ajo mund të ketë pasoja shumë më të gjera për shëndetin, përfshirë edhe rritjen e rrezikut për zhvillimin e demencës. Një studim i publikuar së fundmi në revistën shkencore Bone Research, i kryer mbi më shumë se 175 mijë persona mbi moshën 65 vjeç dhe i ndjekur për më shumë se dy vite, zbuloi se personat me osteoporozë kanë mesatarisht 80% më shumë gjasa të zhvillojnë demencë. Rreziku është më i ulët tek ata që ende nuk kanë pësuar fraktura, por mbetet i lartë, rreth 63% më shumë krahasuar me personat pa osteoporozë. Ndërsa tek ata që kanë pësuar të...