OBSH: Epidemia e Hantavirusit ka mbaruar
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se epidemia e hantavirusit, e cila preku pasagjerët në një anije turistike, ka mbaruar. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se kontakti i fundit i një personi të ekspozuar ndaj hantavirusit në bordin e "Hondius" u lirua nga karantina, rezultoi negativ dhe u kthye në shtëpi. Që nga 25 maji, nuk është raportuar asnjë rast i ri dhe “ OBSH-ja konsideron se epidemia e hantavirusit ka mbaruar”, tha Gebrejezus, raporton BBC.Epidemia që infektoi trembëdhjetë persona dhe vrau tre të tjerë u shkaktua nga virusi i Andeve, një lloj i rrallë i hantavirusit. Më shumë se 650 kontakte u identifikuan dhe u ndoqën nga autoritetet në 33 vende. Hantavirusi zakonisht përhapet nga brejtësit, dhe njerëzit infektohen duke...
Burimi:
syri.net