“Mos i ekspozoni në diell”/ Mjekja bën ape, fluks në Pediatrinë e Vlorës: 90 fëmijë kërkojnë ndihmë në 24 orë
Rritja e temperaturave por edhe e numrit të turistëve ka sjellë shtim të vizitave ditore por edhe të shtrimeve në repartin e Pediatrisë pranë Spitalit Rajonal të Vlorës. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 vizita ambulatore dhe 35 shtrime ne spital. Shefja e Pediatrisë në Vlorë, Rina Llanaj shprehet se temperaturat e larta sjellin çrregullime gastrointestinale, me diarre dhe temperaturë. Një pjesë e fëmijëve vizitohen, marrin mjekim ambulator dhe ndiqen nga mjeku i familjes. Pjesa tjetër kur kane komplikacione, ne i hospitalizojmë dhe i ndjekim në pavionin tonë. Përveç çrregullimeve gastrointestinale ka dhe fëmijë me çrregullime të aparatit respirator, me laringite, me bronkite, me trakeobronkite. Një pjesë e tyre vijnë kryesisht me alergji, qofshin nga deti. Mund të vijnë goditjet nga dielli...
Burimi:
sot.com.al