Dietat më të shëndetshme mund të ulin ndotjen nga bujqësia me 85% deri në vitin 2050
Një ndryshim global drejt dietave më të shëndetshme, i kombinuar me bujqësi më efikase dhe reduktim të mbetjeve ushqimore, mund të ulë me 85 për qind emetimet e gazeve serrë nga ndryshimi i përdorimit të tokës për qëllime bujqësore deri në vitin 2050, transmeton Anadolu. Studimi i publikuar javën e kaluar në revistën Nature zbuloi se miratimi i dietave më të shëndetshme do të ulte kërkesën për prodhimin blegtoral, duke liruar toka bujqësore dhe duke riformësuar prodhimin ushqimor në mbarë botën. Sipërfaqja globale e tokave bujqësore mund të zvogëlohet deri në 6 për qind krahasuar me tendencat aktuale, ndërsa vlera e prodhimit blegtoral mund të bjerë me 42 për qind nga nivelet e vitit 2020. Ndërkohë, thuhet në studim, vlera e prodhimit të frutave, perimeve,...
Burimi:
syri.net