Diabeti po bëhet “vrasësi i heshtur”, Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

Diabeti po bëhet “vrasësi i heshtur”, Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

Teksa numri total i vdekjeve ra në vitin 2025, ato nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit u rritën ndjeshëm. Sipas të dhënave të INSTAT-it, vitin e kaluar u regjistruan 241 vdekje nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit, ose 15.3% më shumë në raport me vitin 2024. Kjo kategori përfshin sëmundjet e sistemit endokrin, çrregullimet metabolike dhe ato të lidhura me ushqyerjen, ku më i zakonshmi është diabeti dhe komplikacionet e tij. Rritja më e fortë në numër u shënua në Elbasan, ku vdekjet u shtuan nga 14 në vitin 2024 në 25 raste vitin e kaluar. Vlora gjithashtu pati një rritje të dukshme, nga 4 në 14 raste, ndërsa Durrësi shënoi 20 raste në vitin 2025, nga 13 në vitin 2024. Rritje u...