Check-Up dhe dializa në shtet/ Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit zgjeron kompetencat

Check-Up dhe dializa në shtet/ Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit zgjeron kompetencat

Shërbimi i dializës dhe Programi Kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) do të administrohen nga Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS). Me vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, institucioni publik zgjeron përgjegjësitë e tij, pasi më herët mori në administrim edhe shërbimin e integruar të sterilizimit, duke u shndërruar në operatorin publik që do të menaxhojë tre shërbime kombëtare të sistemit shëndetësor. Gjatë inspektimit të ambienteve logjistike të OSHIS, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha se ky model synon të rrisë standardizimin. “Me vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, OSHIS do të administrojë edhe dy shërbime kombëtare me ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët: Check-Up dhe dializën. Kjo do të thotë më shumë standardizim, më shumë kontroll mbi cilësinë, më shumë eficiencë...