A vuani nga ‘verbëria kohore’? Ekspertët thonë se vonesat e shpeshta mund të kenë edhe bazë gjenetike

A vuani nga ‘verbëria kohore’? Ekspertët thonë se vonesat e shpeshta mund të kenë edhe bazë gjenetike

“Verbëria kohore” është kthyer vitet e fundit në një term shumë të përdorur, shpesh si shpjegim për njerëzit që vonohen vazhdimisht. Pothuajse të gjithë njohim dikë që nuk arrin kurrë në orarin e caktuar. Madje, për disa persona, miqtë detyrohen ta “rregullojnë” orarin: u thonë se rezervimi është në orën 19:00, edhe pse në të vërtetë është në 20:00, vetëm që të gjithë të mbërrijnë në të njëjtën kohë. Por ndërsa disa njerëz janë thjesht të dobët në planifikim, ekspertët thonë se të tjerë mund të jenë të prirur biologjikisht të kenë një perceptim më të paqartë të kohës. Termi u përdor për herë të parë nga psikologu klinik Russell Barkley në vitin 1997 dhe i referohet “problemit serioz që njerëzit me ADHD kanë në...