A ndihmon THC-ja në eliminimin e maktheve të shkaktuara nga traumat?
Makthet e shkaktuara nga përjetimet traumatike mund të lehtësohen me THC-në, përbërësin kryesor psikoaktiv të kanabisit, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën NatureMedicine. Studiuesit gjermanë testuan ilaçin me recetë dronabinol, i cili përmban THC, te më shumë se 170 pacientë me çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD) që vuanin nga makthe të shpeshta dhe të rënda. Gjatë 10 javëve, pjesëmarrësit morën çdo mbrëmje ose dronabinol, ose një placebo me pamje të njëjtë. As pacientët dhe as mjekët nuk e dinin se kush po merrte trajtimin e vërtetë. Rezultatet treguan se trajtimi ishte dukshëm më efektiv se placebo. Mbi gjysma e pacientëve iu përgjigjën pozitivisht trajtimit, ndërsa më shumë se një e treta thanë se makthet u zhdukën plotësisht. Për 21% të pjesëmarrësve të tjerë, shpeshtësia dhe intensiteti i maktheve u përgjysmuan. Rreth pesë nga...
Burimi:
syri.net