A është obeziteti i trashëgueshëm? Studimi kërkon përgjigjen
Obeziteti mund të jetë kryesisht rezultat i gjeneve, sipas një studimi të ri. Analiza e mbi 86 mijë fëmijëve norvegjezë tregon se lidhja mes indeksit të masës trupore (BMI) të prindërve dhe BMI-së së fëmijëve është në pjesën më të madhe pasojë e trashëgimisë gjenetike, dhe jo e ndikimit biologjik të peshës së nënës gjatë shtatzënisë. Studiuesit analizuan të dhëna nga fëmijë të lindur mes viteve 1999 dhe 2009, duke përfshirë peshën në lindje, BMI-në nga mosha gjashtë muajsh deri në tetë vjeç dhe sjelljet e të ngrënit. Duke krahasuar binjakë, vëllezër e motra dhe gjysmëvëllezër në disa breza, ata vlerësuan se sa pjesë e lidhjes mes BMI-së së prindërve dhe fëmijëve shpjegohet nga gjenet. Rezultatet treguan se BMI-ja e nënës ndikonte më shumë në peshën e foshnjës...
Burimi:
syri.net