Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz në Mars “ndez” teorinë e frikshme të një “lufte planetare”

Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz në Mars “ndez” teorinë e frikshme të një “lufte planetare”

Një fotografi e realizuar nga roveri Curiosity i NASA-s në sipërfaqen e Marsit ka rikthyer në qendër të vëmendjes teoritë për ekzistencën e jetës jashtëtokësore, pasi një studiues i UFO-ve pretendon se në imazh shihet një objekt që mund të jetë provë e një lufte të lashtë aliene. Scott C. Waring, i njohur për teoritë e tij mbi UFO-t, argumenton se formacioni i fotografuar nuk është një shkëmb i zakonshëm, por i ngjan një rakete jashtëtokësore të pashpërthyer. “Ky është një mjet fluturues ose raketë e pashpërthyer që ndodhet vetëm pak metra larg roverit të NASA-s. Është provë se në Mars ka ndodhur një luftë e madhe shumë kohë më parë, e cila zhduku pjesën më të madhe të jetës në planet”, pretendon Waring. Ai...