“Le ta tundim këtë shtëpi dhe ta bëjmë realitet”- Rama në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE: Një hap tjetër vendimtar
Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, deklaroi se progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit duhet të matet përmes reformave dhe rezultateve konkrete. Gjatë Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, Rama përshëndeti mbylljen e Kapitullit 20, i cili bëhet i katërti në këtë proces brenda pak muajsh. Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e presidencës irlandeze dhe shprehu besimin se vendi do të përmbushë objektivat e tij të integrimit. Kreu i qeverisë nënvizoi se mbyllja e kapitujve nuk është treguesi i vetëm i progresit, pasi rëndësi të veçantë kanë zbatimi i reformave dhe rezultatet e prekshme. “Sot Shqipëria ka hedhur një hap tjetër vendimtar drejt vendit të saj të drejtë në BE. Në vijim të vlerësimit shumë pozitiv të IBAR-it, kapitulli 20 bëhet i katërti që mbyllet përkohësisht brenda...
Burimi:
javanews.al