Lauryn Williams, atletja që shkëlqeu në verë dhe dimër
11 September, 2026 - 09:02 Lauryn Williams është një nga sportistet më të veçanta amerikane, pasi ka fituar medalje olimpike si në Lojërat Verore, ashtu edhe në ato Dimërore. E lindur më 11 shtator 1983 në Rochester, Pennsylvania, Williams u bë e njohur fillimisht si sprintere. Ajo fitoi medaljen e artë në 100 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës në vitin 2005, ndërsa gjatë karrierës së saj mori edhe medalje të tjera të rëndësishme në garat e 100 metrave dhe në stafetën 4×100 metra. Në Lojërat Olimpike të Athinës në vitin 2004, Williams fitoi medaljen e argjendtë në 100 metra. Tetë vite më vonë, në Londër 2012, ajo ishte pjesë e ekipit amerikan që fitoi medaljen e artë në stafetën 4×100 metra, duke vendosur edhe rekord botëror. Por karriera e saj nuk u kufizua vetëm në atletikë. Williams iu drejtua bobsleigh-ut dhe në vitin 2014 u përzgjodh në ekipin amerikan për Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi. Së bashku me Elana Meyers, ajo fitoi medaljen e argjendtë në garën dyshe të bobsleigh-ut. Ky sukses e bëri Lauryn...
Burimi:
kultplus.com