Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lajm i mirë për emigrantët/ Ja si përfitoni pensionin pas marrëveshjes Shqipëri-Itali
Iinstituti i Sigurimeve Shoqërore në Itali, me vendimin Nr. 2211 të datës 10 korrik 2025, njofton se dispozitat e Marrëveshjes dhe Rregullimit Administrativ midis Republikës Italiane dhe Republikës së Shqipërisë në lidhje me sigurimet shoqërore kanë hyrë në fuqi që nga 1 korriku 2025. Hyrja në fuqi e Marrëveshjes, e nënshkruar në Romë më 6 shkurt 2024 dhe e ratifikuar me Ligjin Nr. 29 të datës 11 mars 2025, shënon një hap të rëndësishëm përpara në mbrojtjen e të drejtave të sigurimeve shoqërore të punëtorëve dhe pensionistëve në të dy vendet. Sipas rregullave të reja, shtetasit italianë në Shqipëri duhet të dorëzojnë aplikimet për...