Kuvendi pritet t’i miratojë në parim: Pensione, taksa, strehim…çfarë përmban Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027?

Kuvendi pritet t’i miratojë në parim: Pensione, taksa, strehim…çfarë përmban Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027?

foto ilustruese TIRANË-Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ku pritet të miratohet në parim Buxheti dhe Paketa Fiskale për vitin 2027. Por çfarë përmban secila prej tyre?  Buxheti i planifikuar për institucionet publike në vitin 2027 arrin në 525.2 miliardë lekë, nga 501.4 miliardë lekë që ishte buxheti i vitit 2026. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbetet institucioni me buxhetin më të madh, me 89.7 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes me 76.6 miliardë lekë me fokus tek armatimet dhe investimet në kuadër të NATO-s, e më tej Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me 75.45 miliardë lekë, apo ajo e arsimit me afro 68 miliardë lekë. Pensionet mbeten një nga shtyllat kryesore të buxhetit 2027, me 24 miliardë lekë shtesë për dyfishimin...