Dëmtimi në këmbë/ Avokati Ndreca: Sot u konfirmua nevoja e Veliajt për ndërhyrje kirurgjikale
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka ngritur shqetësimin për vonesën e ndërhyrjes kirurgjikale që, sipas tij, i është rekomanduar klientit të tij rreth dy javë më parë nga një mjek turk. Përmes një reagimi publik, Ndreca bëri të ditur se vetëm këtë të mërkurë Spitali Memorial ka vënë në dispozicion të mbrojtjes grafinë dhe rezonancën magnetike të këmbës së Veliajt, pas kërkesave të përsëritura për sigurimin e dokumentacionit mjekësor. Po gjatë ditës, kryebashkiaku është ekzaminuar nga një grup mjekësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Spitalit Memorial. Sipas avokatit, edhe mjekët shqiptarë kanë arritur në të njëjtin përfundim me specialistin turk, duke vlerësuar se Veliaj ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Ndreca pretendon se gjatë dy javëve të fundit operacioni nuk...
Burimi:
ntv.al