Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel: Duhet bashkëpunim më i fortë NATO-BE

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel: Duhet bashkëpunim më i fortë NATO-BE

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, kërkoi forcimin e bashkëpunimit mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian për përballimin e sfidave të sigurisë, nga lufta në Ukrainë te zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Mesazhin ai e përcolli gjatë Forumit Schuman për Sigurinë dhe Mbrojtjen, të organizuar nga BE-ja në Bruksel më 18 nëntor. Në fjalën e mbajtur gjatë sesionit plenar mbi sigurinë globale dhe partneritetet ndërkombëtare, Nufi theksoi se angazhimet politike nuk janë të mjaftueshme për të përballuar kërcënimet e sigurisë. “Në një realitet gjeopolitik gjithnjë e më kompleks dhe të paparashikueshëm, siguria jonë e përbashkët kërkon më shumë se angazhime politike. Ajo kërkon partneritete të besueshme, përgjegjësi të përbashkët dhe veprim konkret”, deklaroi ministri. Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik dhe të një mbrojtjeje evropiane që plotëson...