Kujdesi për foshnjat e lindura para kohe, Spahiu nga ‘Koço Gliozheni’: Investime me Italinë në 3 spitale rajonale!

Kujdesi për foshnjat e lindura para kohe, Spahiu nga ‘Koço Gliozheni’: Investime me Italinë në 3 spitale rajonale!

Maternitetet universitare dhe spitalet rajonale të Fierit, Shkodrës dhe Dibrës do të përfshihen në investimet për përmirësimin e kujdesit ndaj foshnjave të lindura para kohe, me synimin që shërbimet e specializuara të ofrohen sa më pranë vendbanimit dhe të reduktohen transferimet drejt Tiranës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, foli për këto investime gjatë një vizite në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku u takua me prindër të foshnjave premature, personelin mjekësor dhe mjekë të rinj neonatologë. Investimet janë pjesë e programit “MATHERNA”, të mbështetur nga bashkëpunimi ndërqeveritar me Italinë. Përmes komponentëve AN IMA dhe PRISMA, programi synon modernizimin e ambienteve dhe pajisjeve mjekësore, si dhe përmirësimin e aftësive profesionale të personelit që kujdeset për të porsalindurit. Gjatë bashkëbisedimit, Spahiu theksoi se lindja e parakohshme...