Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë, pezullohet edhe lundrimi
Reshjet e forta të shiut që priten në orët në vijim rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara në zonat urbane të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës, për shkak të gjendjes së kanalizimeve. Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) paralajmëron gjithashtu për vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje dherash në Shkodër dhe Kukës. Sipas parashikimit, reshjet më intensive priten në veri të vendit, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan do të ketë reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Në Korçë parashikohen reshje të dobëta deri mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë të dobëta. Era pritet të jetë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore. Përkeqësimi i motit ka sjellë...
Burimi:
kohajone.com