Erion Braçe: Ministrat që abuzojnë me fondet të largohen nga qeveria. Nuk ua kemi për borxh

Erion Braçe: Ministrat që abuzojnë me fondet të largohen nga qeveria. Nuk ua kemi për borxh

Deputeti socialist Erion Braçe ka lëshuar kritika të forta ndaj mënyrës së administrimit të fondeve publike, duke kërkuar që ministrat që nuk përmbushin objektivat buxhetorë të largohen nga detyra. Gjatë diskutimeve në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027, Braçe theksoi se mosrealizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve të planifikuara është një problem që përsëritet prej vitesh dhe që, sipas tij, nuk mund të vazhdojë pa përgjegjësi konkrete. “Ajo që unë nuk pranoj është që qeveria të rrezikojë buxhetin. Më qartë, mosrealizimi i buxhetit, mosrealizimi i të ardhurave apo shpenzimeve, në variantin që ka disa vite që po ndodh”, u shpreh deputeti socialist. Braçe riktheu në vëmendje kërkesën e tij të mëparshme për largimin e anëtarëve të kabinetit që nuk arrijnë të realizojnë shpenzimet e miratuara,...