Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përsëritur ftesën drejtuar partive të reja opozitare për të dalë me një kandidat të përbashkët në garën për Bashkinë e Tiranës. Në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, Berisha theksoi se Partia Demokratike ka kandidaturat e saj, por synon krijimin e një koalicioni sa më të gjerë opozitar për të fituar drejtimin e kryeqytetit. “Unë nuk e humb durimin. Ftesa ime nuk e ka në bazë faktin se ne nuk kemi kandidat. Ne kemi kandidatë të shkëlqyer, ju garantoj”, deklaroi Berisha. Sipas tij, bashkimi i forcave opozitare duhet të realizohet pavarësisht dallimeve politike apo qëndrimeve që partitë e tjera mund të kenë ndaj drejtimit të PD-së. “Askush nuk ftohet të ndryshojë programin e tij, të ndryshojë qëndrimin ndaj...
Burimi:
kohajone.com