Ish-kryebashkiaku dënohet me 1 vit e 4 muaj burg, i hiqet për 5 vite e drejta për funksione publike
Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), pasi është shpallur fajtor për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, kryer në bashkëpunim. Vendimi u shpall këtë të mërkurë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri. Në përfundim të gjykimit, Guci u dënua fillimisht me 2 vite burg, por përfitoi uljen me një të tretën e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në këtë mënyrë, ai do të vuajë përfundimisht 1 vit e 4 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu t’i heqë të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Për të njëjtën vepër penale u shpall fajtore edhe...
Burimi:
kohajone.com