EMRI/ I përfshirë në rrjetin e shitjes së kokainës, arrestohet 41-vjeçari me precedentë penalë!

EMRI/ I përfshirë në rrjetin e shitjes së kokainës, arrestohet 41-vjeçari me precedentë penalë!

Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi u kap në flagrancë me një sasi të dyshuar kokaine, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza dhe dyshohet se do të shitej. Operacioni policor u kodua “Recidivisti”. Sipas Policisë, i arrestuari, Emiljano Resuli banues në Fier, rezulton i dënuar më parë dy herë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ai u ndalua teksa qarkullonte me automjet në qytetin e Fierit. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike, një automjet dhe një celular. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.