Demenca mund të zbulohet para se të shfaqen simptomat! Projekti premton revolucion në mjekësi

Demenca mund të zbulohet para se të shfaqen simptomat! Projekti premton revolucion në mjekësi

Një projekt i ri kërkimor në Mbretërinë e Bashkuar synon të përdorë inteligjencën artificiale për të zbuluar demencën në fazat e para dhe për të ndihmuar në parandalimin e saj bën të ditur përmes një artikulli BBC. Projekti, i quajtur “BRAINIAC Hub”, do të drejtohet nga Universiteti i Exeter-it dhe do të ketë një financim fillestar prej 10 milionë paundësh nga Këshilli për Kërkimet në Inxhinieri dhe Shkencat Fizike. Një shumë tjetër prej 10 milionë paundësh do të sigurohet nga kompani, organizata bamirëse dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar britanik (NHS). Studiuesit synojnë të krijojnë një sistem që bashkon disa lloje ekzaminimesh dhe të dhënash shëndetësore, si skanimet e trurit, analizat gjenetike, treguesit në gjak dhe testet e kujtesës e të përqendrimit. Përmes inteligjencës artificiale, këto të...