Rasti i parë me malarie në Shqipëri për 2026- ën, ISHP: Pacienti është trajtuar, ka dalë nga spitali…

Rasti i parë me malarie në Shqipëri për 2026- ën, ISHP: Pacienti është trajtuar, ka dalë nga spitali…

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) informon se malaria vijon të mos përbëjë një sëmundje me transmetim endemik në Shqipëri. Rastet e evidentuara ndër vite kanë qenë sporadike dhe të importuara, si rezultat i ekspozimit ndaj infeksionit në vende ku malaria është endemike.Rasti i fundit i raportuar është trajtuar në kohë dhe në përputhje me protokollet përkatëse mjekësore, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas marrjes së trajtimit dhe përmirësimit të gjendjes shëndetësore, pacienti ka dalë nga spitali dhe aktualisht paraqitet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.Situata epidemiologjike në ShqipëriSipas të dhënave të Sistemit Elektronik të Sëmundjeve Infektive (SISI), gjatë periudhës 2022–2026 në Shqipëri janë raportuar gjithsej 12 raste me malarie, të shpërndara si më poshtë:Viti           ...