Hapësirat publike drejt transformimit, kryebashkiaku Llatja prezanton projektin për qytetin e së ardhmes

Hapësirat publike drejt transformimit, kryebashkiaku Llatja prezanton projektin për qytetin e së ardhmes

Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me GIZ Albania dhe ALBICT, ka nisur zbatimin e programit “CliMobility City Lab”, një nismë që synon përmirësimin e hapësirave publike, zhvillimin e mobilitetit të qëndrueshëm dhe përshtatjen e qytetit ndaj sfidave që sjellin ndryshimet klimatike. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, theksoi rëndësinë e kësaj nisme për përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytet, duke vendosur në fokus krijimin e hapësirave publike më të gjelbra, reduktimin e temperaturave në zonat urbane dhe lehtësimin e lëvizjes së këmbësorëve. Programi do të përqendrohet në pesë zona pilot të qytetit, ku synohen ndërhyrje konkrete për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, reduktimin e efektit të nxehtësisë urbane dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. Një nga elementet kryesore të kësaj nisme është...