“Standard i ri ndërkombëtar”, IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaportat shqiptare: Nuk janë gabim në printim

“Standard i ri ndërkombëtar”, IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaportat shqiptare: Nuk janë gabim në printim

IdentiTek ka reaguar pas lajmeve se pasaportat shqiptare përmbajnë gabime në printim, duke sqaruar se ndryshimi i konstatuar në kodin identifikues “PP” nuk përbën gabim, por është një përditësim teknik në përputhje me standardet ndërkombëtare.IdentiTek bën të ditur se ndryshimi është kryer në zbatim të kërkesave të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), e cila në mars të vitit 2024 miratoi përditësime në standardet për dokumentet e udhëtimit të lexueshme nga makinat.Konkretisht, për pasaportat e zakonshme, kodi i mëparshëm “P” është zëvendësuar me “PP”, ndërsa për pasaportat e shërbimit kodi “PS” është zëvendësuar me “PO”. Shkronja e parë identifikon pasaportën, ndërsa e dyta përcakton kategorinë e dokumentit.Sipas IdentiTek, përditësimi i formatit të pasaportave shqiptare është zbatuar që prej dhjetorit 2025, përpara afatit të përcaktuar nga...