Pensionistët në Durrës sorollaten në radhë! Në sportele u thonë: Nuk ka para, kthehuni nesër

Pensionistët në Durrës sorollaten në radhë! Në sportele u thonë: Nuk ka para, kthehuni nesër

Radhë dhe pritje të gjata përsëriten çdo ditë në filialin e Postës Shqiptare në zonën e Plazhit në Durrës, ku pensionistët përballen me vështirësi për të tërhequr pensionin e tyre. “Jo vetëm aty dhe në lagje të tjera të Durrësit, situata është e ngjashme”, shprehet një pensionist. Sipas pensionistit që ngre shqetësimin, fondi ditor i parave në sportel përfundon pa mundur të marrin të gjithë atë që  u takon.  Përgjigjja që marrin është se nuk ka më para dhe duhet të kthehen ditën tjetër. Kështu, shumë prej tyre detyrohen të rikthehen sërish në radhë, pa asnjë garanci se do të arrijnë ta marrin pensionin. Në radhë nuk janë vetëm pensionistët që kanë datën e tërheqjes së pensionit, por edhe ata të datave të mëparshme, të...