Operacioni ‘Ura’/ SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln € pasuri të Çobës dhe Danajt: Tv ‘Vlora Cable’, lokale e apartamente

Operacioni ‘Ura’/ SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln € pasuri të Çobës dhe Danajt: Tv ‘Vlora Cable’, lokale e apartamente

Adi Çoba dhe Nexhmedin Danaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive me vlerë 9.1 milionë euro në kuadër të operacionit "Ura". Bëhet fjalë për asete që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal i grupit të Adi Çobës. Ky i fundit, së bashku me 'Visin e Pojës', njihen si dy figurat kyçe të transportit të kokainës e heroinës drejt vendeve të Evropës. Në kërkesën e depozituar në Gjykatën e Posaçme, më 17 nëntor, përfshihen dhjetëra prona të paluajtshme, automjete luksoze dhe kuota në disa shoqëri tregtare. Konkretisht, në kërkesën për konfiskim përfshihen shoqëritë: “Marquess”, e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, si dhe agjencinë e udhëtimit “Dubai Im” dhe kompaninë televizive kabllore “Vlora Cable”, në pronësi të Nexhmedin Danajt. Sipas...