UEFA EURO U-21 2027/ Përcaktohen 16 skuadrat finaliste, shorti hidhet më 26 nëntor në Beograd
Janë përcaktuar të gjitha 16 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën finale të Kampionatit Europian U-21 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027. Katër biletat e fundit për turneun u siguruan përmes ndeshjeve play-off, ku Holanda, Çekia, Finlanda dhe Greqia arritën të fitojnë të drejtën për të qenë pjesë e fazës finale, duke plotësuar kështu listën e ekipeve pjesëmarrëse. Shqipëria dhe Serbia, si dy vendet organizatore, janë automatikisht pjesë e turneut, ndërsa në mesin e skuadrave të kualifikuara janë edhe kombëtare me traditë të rëndësishme në këtë kompeticion, si Anglia, kampione në fuqi e Europës, Belgjika, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Norvegjia, Polonia, Portugalia dhe Spanja. Për herë të parë në histori, Kombëtarja...
Burimi:
sportekspres.com