Kosova e mbyll grupin me shije të keqe, humbet nga Irlanda në Ligën e Kombeve
Kosova e mbyll me një zhgënjim aventurën në Ligën e Kombeve, pasi është mposhtur me rezultatin 3-0 nga Irlanda në transfertë. Në takimin e zhvilluar në Dublin, vendasit arritën të merrnin një fitore të rëndësishme, ndërsa përfaqësuesja e drejtuar nga Franco Foda nuk arriti të përballonte presionin e kundërshtarit. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat kërkuan të gjenin rrugën e rrjetës. Megjithatë, momenti që ndryshoi rrjedhën e takimit erdhi në minutën e 26-të. Mbrojtësi i Kosovës, Kreshnik Hajrizi, ndali me dorë një top që po shkonte drejt portës, duke shkaktuar një penallti dhe duke u ndëshkuar me karton të kuq. Irlanda përfitoi menjëherë nga superioriteti numerik. Troy Parrott mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe në minutën e 28-të dërgoi topin në...
Burimi:
sportekspres.com