Barcelona më e vlerësuara, Yamal shpallet lojtari më i mirë i La Liga-s për sezonin 2025/26

Barcelona më e vlerësuara, Yamal shpallet lojtari më i mirë i La Liga-s për sezonin 2025/26

18 Nëntor 2026 14:24 Alfred Lleshi Barcelona është skuadra më e vlerësuar në çmimet e La Liga-s për sezonin 2025/26. Ceremonia e ndarjes së trofeve do të zhvillohet më 28 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe, në mbrëmjen gala të “Globe Soccer Awards”. Lamine Yamal do të marrë çmimin e lojtarit më të mirë të kampionatit, pas një sezoni me 16 gola dhe 12 asistime, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të titullit të Barcelonës. Çmimi i trajnerit më të mirë i është akorduar Hansi Flick, i cili udhëhoqi katalanasit drejt titullit me 94 pikë. Ndërsa Joan García fitoi çmimin për pritjen më të mirë, falë një ndërhyrjeje në derbin kundër Espanyol. Portieri e mbylli sezonin me vetëm 21 gola të pësuar dhe fitoi trofeun...