Chiellini dhe një jetë te Juventusi: Nuk e mendova kurrë largimin, isha tepër me fat për që…

Chiellini dhe një jetë te Juventusi: Nuk e mendova kurrë largimin, isha tepër me fat për që…

Ish-kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, sot drejtues i klubit bardhezi, ka rrëfyer rrugëtimin e tij 17-vjeçar në Torino, mes vështirësive dhe sukseseve të jashtëzakonshme: “Mbërrita në vitin 2004, kalova një sezon huazim dhe më 2005-2006 fitova menjëherë titullin kampion me Juventusin. Gjithçka dukej e lehtë, por më pas për 6 vite nuk fituam asgjë. Patëm edhe disa rezultate të mira, por përfunduam dy herë radhazi në vendin e shtatë. Mund ta imagjinoni presionin në klubin më të titulluar të Italisë. Më pas nisëm serinë e 9 titujve radhazi. Isha me shumë fat që u gjenda në atë klub në atë periudhë dhe që qëndrova aty për 17 vite rresht. Nuk është thjesht çështje besnikërie, por të ndihesh pjesë e një familjeje. Në disa momente të...