“Patenta me lekë dhe instruktorë të pakualifikuar”, eksperti: Autoshkollat mbajnë zero përgjegjësi!
Marrja e patentës nuk do të thotë domosdoshmërisht se një person është i përgatitur për të përballuar trafikun dhe për të drejtuar në mënyrë të sigurt një automjet. Këtë pohoi eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, këtë të mërkurë, më 18 nëntor, në emisionin “Aldo Morning Show”, i cili ngriti shqetësimin për mënyrën se si funksionojnë autoshkollat në Shqipëri. Ai pohoi se është se gjendja e përgatitjes së shoferëve të rinj është shumë e keqe, sepse ndodh fenomeni i dhënies së parave në këmbim të marrjes së testit të teorisë dhe të praktikës duke u bërë kështu një burim aspak i sigurt në qarkullimin rrugor, duke rrezikuar edhe jetë. “Sot kandidatët nuk po mësohen të drejtojnë makinën. Shkojnë kot atje se dihet ajo edhe teorinë...
Burimi:
javanews.al