Goditja e parë ndaj Netanyahut, opozita merr drejtimin e parlamentit izraelit
Pas gjashtë orësh debatesh dhe përpjekjesh për të shtyrë votimin, Knesset-i ka zgjedhur Matan Kahanan në krye të parlamentit izraelit, duke i dhënë opozitës një fitore të rëndësishme ndaj Benjamin Netanyahut. Kahana, 54 vjeç, nga partia Yashar e Gadi Eisenkot, fitoi me 66 vota kundrejt 52 për kandidatin e mbështetur nga Likud-i, Ofir Katz. Ai zëvendëson Amir Ohanan, i cili e drejtoi Parlamentin për gati katër vite në krah të Netanyahut. Ish-pilot luftarak dhe ish-ministër në qeverinë Bennett-Lapid të vitit 2021, Kahana premtoi në fjalimin e tij të parë se do të jetë kryetar i të gjithë deputetëve. Megjithatë, rëndësia e zgjedhjes së tij shkon përtej emrit që do të drejtojë institucionin, pasi kryetari i Knesset-it ka ndikim të drejtpërdrejtë në përcaktimin e rendit të...
Burimi:
javanews.al