Makina luksoze, apartamente dhe biznese, SPAK sekuestron pasuri me vlerë 9.1 milionë euro në Durrës

Makina luksoze, apartamente dhe biznese, SPAK sekuestron pasuri me vlerë 9.1 milionë euro në Durrës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi më 17.11.2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim për konfiskimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr. 85/2020, datë 2.7.2020. Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr.36 të vitit 2019, për veprat penale;“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve...