U fsheh në SHBA me tre identitete false, ekstradohet në Shqipëri Valentin Ftoni i dënuar me 50 vite burg

U fsheh në SHBA me tre identitete false, ekstradohet në Shqipëri Valentin Ftoni i dënuar me 50 vite burg

Është ekstraduar nga Nju Jorku drejt Shqipërisë Valentin Ftoni, 52 vjeç, i dënuar dy herë me nga 25 vite burgim për tre vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës gjatë viteve 2000-2001. Ftoni u arrestua më 8 tetor 2026 në SHBA, në kuadër të operacionit të koduar “GLOBE”, të zhvilluar në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe agjencive federale amerikane. Sipas Policisë, gjatë qëndrimit në SHBA ai kishte përdorur tre identitete të falsifikuara: Valentin Bujaj, Parim Hajredini dhe Alexander Campusano. Ai ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2001. Gjykata e Shkodrës e ka dënuar fillimisht më 28 janar 2001 me 25 vite burg për vrasjen e dy personave në fshatin Cas, për motive gjakmarrjeje. Ndërsa më 18 nëntor 2008 është dënuar sërish me 25...