Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve

Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka hedhur poshtë shqetësimet se vala e ndërprerjeve të shërbimeve teknologjike në Shtetet e Bashkuara gjatë javës së fundit mund të jetë pjesë e një sulmi të koordinuar kibernetik. Duke folur për mediat, Rubio deklaroi se nuk ka asnjë provë që incidentet e regjistruara në sektorë të ndryshëm të teknologjisë, transportit dhe financave të kenë lidhje me njëri-tjetrin. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një sulm kibernetik në SHBA, por për ngjarje të veçanta me shkaqe të ndryshme. “Ne nuk jemi nën sulm sistematik. Këto ngjarje nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën dhe nuk janë të ndërlidhura”, u shpreh ai, sipas BalkanWeb dhe Shqiptarja.com. Rubio pranoi se një sërë incidentesh të njëpasnjëshme kanë krijuar frikë dhe pasiguri te qytetarët...