Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të vendosë për ty
Deputetja e PS-së, Sara Mila i është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së saj në Kuvend, duke e akuzuar këtë të fundit për standarde të dyfishta dhe duke i kujtuar ngjarjet e rënda të Gërdecit, 21 Janarit dhe vitit 1997. Mila u shpreh se Berisha ka vijuar ta sulmojë dhe të komentojë mandatin e saj parlamentar që prej momentit kur ajo është përfshirë në politikë, madje edhe gjatë daljeve të tij në ambientet e SPAK-ut. Duke iu përgjigjur thirrjes së Berishës për dorëzimin e mandatit, deputetja socialiste deklaroi se një standard të tillë duhej ta kishte vendosur fillimisht vetë kreu i opozitës. ”Ai me të cilin e kisha replikën u largua në fakt, po e kam të sigurt që...
Burimi:
kohajone.com