IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Nuk është gabim në printim, por…

IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Nuk është gabim në printim, por…

IdentiTek ka reaguar pas raportimeve për një gabim të mundshëm në printimin e pasaportave shqiptare, duke sqaruar se ndryshimi i kodit identifikues nga “P” në “PP” nuk është një defekt, por një përditësim teknik në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në një reagim zyrtar, IdentiTek bën me dije se ndryshimi është kryer në zbatim të kërkesave të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), e cila në mars të vitit 2024 miratoi përditësime në standardet për dokumentet e udhëtimit të lexueshme nga makinat. Konkretisht, për pasaportat e zakonshme, kodi i mëparshëm “P” është zëvendësuar me “PP”, ndërsa për pasaportat e shërbimit kodi “PS” është zëvendësuar me “PO”. Shkronja e parë identifikon llojin e dokumentit, ndërsa e dyta përcakton kategorinë e tij. Sipas IdentiTek, ky ndryshim në pasaportat...