ISHP: 12 raste me malarie në Shqipëri gjatë 2022-2026, të gjitha të importuara

ISHP: 12 raste me malarie në Shqipëri gjatë 2022-2026, të gjitha të importuara

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka reaguar lidhur me rastin e fundit të raportuar me malarie në Shqipëri, duke bërë të ditur se gjatë pesë viteve të fundit janë regjistruar gjithsej 12 raste, të gjitha të importuara nga jashtë vendit. Sipas ISHP-së, deri më tani nuk ka asnjë evidencë për transmetim të malaries brenda territorit shqiptar dhe sëmundja nuk konsiderohet endemike në vend. Në një njoftim zyrtar, institucioni sqaron se rastet e konstatuara gjatë viteve të fundit kanë qenë sporadike dhe lidhen me ekspozimin ndaj infeksionit në vende ku malaria është e përhapur. Sa i përket rastit të fundit, ISHP bën me dije se pacienti është trajtuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, ai ka...