Protesta e dhunshme para Kryeministrisë, dhunohen 2 efektivë, 24 të proceduar
Protesta e zhvilluar një ditë më pare më 17 nëntor para Kryeministrisë në Tiranë është shoqëruar me episode dhune, ku mbetën të dëmtuar dy punonjës policie. Policia ka proceduar penalisht 24 shtetas, të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Ndërkohë, gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur edhe 28 masa administrative për shkelje të Aktit Normativ nr. 5. Sipas Policisë, hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për të dokumentuar plotësisht ngjarjet dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë. Materialet procedurale për 24 shtetasit e proceduar i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Tiranë/Procedohen penalisht 24 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm. Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, vendosen 28 masa administrative në...
Burimi:
javanews.al