Bilanci i protestave në Francë, mbi 7 mijë të arrestuar dhe qindra dënime me burg
Ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, bëri të ditur se 7.184 persona janë arrestuar nga policia në kuadër të protestave kundër rritjes së kostos së jetesës, të cilat nisën më 17 tetor. Sipas tij, si pasojë e këtyre demonstratave janë dhënë 466 dënime me burg. Duke raportuar mbi ecurinë e procedurave ligjore, Darmanin deklaroi se nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve, 4.523 janë të rritur dhe 2.661 të mitur. Ai bëri të ditur se arrestimet kanë çuar në 3.053 procedime penale, ndërsa për 1.217 persona janë vendosur masa alternative. Ndërkohë, 2.301 persona janë paraqitur përpara gjykatësve, ku rreth 70 për qind e procedurave kanë përfunduar me gjykim të menjëhershëm. Ministri francez njoftoi gjithashtu se nga 466 dënimet me burg të dhëna, 195 janë pa...
Burimi:
javanews.al