Samiti i APEC-ut, pse u zgjodh Shenzheni?

Samiti i APEC-ut, pse u zgjodh Shenzheni?

Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, ka zgjedhur qytetin Shenzhen për të organizuar samitin e APEC-ut, dhe kjo nuk është rastësi. Ky qytet simbolizon Kinën moderne, ambicioze dhe inovative. Mijëra kompani të teknologjisë, robotikës dhe inteligjencës artificiale kanë vendosur bizneset e tyre në këtë qytet, përfshirë gjigantët Huawei, Tencent, BYD dhe DJI. Pak më shumë se 40 vjet më parë, Shenzheni ishte një qytet relativisht i vogël peshkatarësh. Më pas, me zhvillimin e ekonomisë kineze, ai u shndërrua në një qendër të rëndësishme prodhimi dhe port strategjik. Sot, qyteti ka më shumë se 18 milionë banorë, nga inxhinierët e deri te punëtorët migrantë. Për dekada me radhë, miliona njerëz nga provincat më të varfra të Kinës kanë ardhur këtu në kërkim të punës dhe një jete...