“Qiraja në Tiranë, sa një rrogë”, Berisha: Apartamentet kushtojnë mesatarisht 2140 euro metri
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi projektbuxhetin 2027 gjatë diskutimeve në Kuvend, duke u ndalur te rritja e çmimeve të banesave dhe kostot e larta të qirave në Tiranë. Sipas kreut të selisë blu, qiraja mesatare në kryeqytet ka arritur në 700 euro në muaj, ndërsa çmimi mesatar i apartamenteve është rritur nga 700 euro për metër katror në vitin 2013, në 2140 euro sot. “Çfarë mbetet nga ky buxhet? Mbetet mjerimi për shqiptarët, mbetet rritja e çmimeve, rritja e madhe e çmimeve. Fliste këtu për ndërtimin? Përfaqësues i shëmtuar i klaneve më të zeza të drogës. Merrni shifrat, merr statistikat. Në Shqipëri në tetë vite 340.000 familje shqiptare janë bërë me shtëpitë e dytë, jo me kulla. Jo jo, shtëpi në fshatra i...
Burimi:
javanews.al