E rëndë/ Vritet me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohet autori i dyshuar

E rëndë/ Vritet me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohet autori i dyshuar

Një person ka mbetur i vrarë mesditën e kësaj të mërkure në Suharekë të Kosovës, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:20, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga Policia. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri me dije se viktima fillimisht ishte transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Emergjencës për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. “Jemi informuar se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve. Ndërsa i dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar”, ka deklaruar Bytyqi. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, një person i panjohur kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mashkulli, duke e lënë...